Klubi i futbollit Ferizaj ka njoftuar se janë mbledhur 1500 nënshkrime për pak orë në ditën e parë të peticionit për ndërtimin e stadiumit “Ismet Shabani”.
Ferizaj ka kërkuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të ndajë mjete financiare për ndërtimin e stadiumit prapa palestrës së sporteve “Bill Cliton”.
Të dielën, drejtori sportiv i klubit ka bërë të ditur për KOHËN se lokacioni në të cilin kërkohet ndërtimi i stadiumit “Ismet Shabani” është refuzuar nga MKRS-ja.