Ferizaj ka marrë pikë të plota përballë Drenicës (2-0) në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Në fraksionin e parë nuk u prekën rrjetat, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Albion Krasniqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 52-të duke shënuar me devijim.
Pak kohë pasi u inkuadrua në lojë, Betim Haxhimusa e realizoi golin e sigurisë për skuadrën vendase (73’).
Falë kësaj fitoreje, Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikut, është ngritur në kuotën e 34 pikëve dhe do të vazhdojë deri në fund tentativat për mbijetesë.