Ferizaj: Vëllai shpëton vëllain që tentoi të vetëvritet duke u varur

Ferizaj: Vëllai shpëton vëllain që tentoi të vetëvritet duke u varur

Një rast tentim vetvrasjeje ka ndodhur në një familje në Ferizaj, ku një person arriti ta shpëtojë vëllain e tij 28-vjeçar, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.

Vëllai i viktimës u shokua kur e gjeti atë të varur në litar dhe fatmirësisht arriti ta ndalojë para se rasti të përfundonte tragjikisht.

Viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal e më pas u transferua në QKUK, por fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja, njofton Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Related Articles