Ferizaj: Vetura përplaset në një lokal, lëndohet një person

Ferizaj: Vetura përplaset në një lokal, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Ferizaj, ku vetura e pati goxha të vështirë për t’u ndalur, duke goditur një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se një person ka mbetur i lënduar nga ky rast.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 07.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj (afër kryqëzimit me rrugën “Enver Topalli”) në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident është përfshirë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ. Nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, deklaroi Veseli.

Related Articles