Një person në Ferizaj ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur stoli ari dhe një armë me leje.
Ngjarja ka nodhur pasditen e së shtunës, sipas Policisë së Kosovës.
“Ferizaj / 16.03.2024-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari”, thuhet në njoftim.
Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Gazeta Enigma/