Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se fermerët që shkaktojnë zjarre të qëllimshme do të ketë ndëshkim për ta, raporton Gazeta “Enigma”.
Peci tutje ka theksuar se fermerët që shkaktojnë zjarr të qëllimshëm në parcelat e punueshme do të përjashtohen për tre vjet nga subvencionimi i granteve.
“Dua të përsëris njërin prej apeleve që e kam dhënë edhe më shumë e që është prezenca e zjarreve që po dëmtojnë pyjet e Kosovës në disa zona. Dua të përcjell mesazhin tek kategoria e fermerëve dhe me atë që merret me aspektin e zjarreve: Kushdo që shkakton zjarrvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vjetët e ardhshëm në aspektin e subvencionimit të granteve”, ka thënë Peci në konferencë për media.
“Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, dhe me inspektorët e mjedisit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”. /Gazeta Enigma/