Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ismet Munishit nuk ka arritur të kthehet te fitorja në kampionat, por përkundrazi ka humbur në minutat e fundit në Drenas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë rastet.
Edhe pjesa e dytë ishte njësoj me të dyja skuadrat që tentonin ta gjenin golin, por i cili erdhi vetëm në frymën e fundit.
Ishte Leart Zekolli, i cili në minutën e gjashtë shtesë shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i tri pikëve.
Pas kësaj fitore, Feronikeli ’74 e sheh veten në pozitën e 10-të me 14 pikë, teksa Dukagjini renditet i teti me 25 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Malishevën, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Gjilani.