Skuadra e Feronikelit ’74 ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Ramiz Sadikut në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Golin e vetëm në këtë ndeshje es hënoi Granit Musa në minutën e 48’të.
Me këtë fitore, skuadra nga Drenasi bëhet lider i tabelës me 36 pikë, dy më shumë se Vushtrria, që ka një ndeshje më pak dhe e zhvillon nesër.
Rezultatet tjera ishin këto: 2 Korriku 2:0 Trepca Mitrovicë, Istogu 1:0 Prizreni dhe Keku 2:1 Besa e Pejës.
