Feronikeli ’74 ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Robert Rrahmani (46’) pas një aksioni mirë të ndërtuar shënoi për epërsinë e Feronikelit ’74 prej 1-0.
Në minutën e 68-të Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Diellor Besenit.
Këtë e shfrytëzuan mirë mysafirët që dyfishuan rezultatin me anë të Ibrahim Cërvadikut (72’) që realizoi golin e qetësisë prej 2-0.
Mysafirët tani kanë 26 pikë dhe gjenden në pozitën e shtatë në renditje, ndërsa Liria vazhdon me formë të dobët dhe mbetet në pozitën e fundit me vetëm dhjetë pikë.