Sot mësohet skuadra e dytë e cila do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, për sezonin e ardhshëm.
Feronikeli 74 dhe Liria do të luajnë ndeshjet e fundit të këtij sezomi në Ligën e Parë – Grupi A.
Skuadra nga Drenasi ka më shumë mundësi të futet në Superligën e Kosovës pasi renditet e para me 56 pikë dhe sot luan si mysafire e A&N, ku i duhet vetëm një pikë për ta mbajtur vendin e parë.
Në anën tjetër Liria renditet në vendin e dytë me tre pikë më pak se Feronikeli dhe sot përballet me skuadrën e Rilindja 1974.
Skuadra prizrenase lufton për fitore dhe shpreson në humbjen e Feronikelit, në menyrë që të merr vendin e parë dhe të futet në elitën e futbollit kosovar.
Kujtojmë që skuadra e parë e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë është Fushë Kosova, e cila ka siguruar vendin e parë në tabelën e Ligës së Parë – Grupi B.
Të gjitha takimet nga Liga e parë Grupi A dhe B zhvillohen sot, më fillim nga ora 15:00.