Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, është bërë me skuadër të re.
“Zeri.info” mëson se Gashi do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Feronikelit. Gashi në edicionin e fundit ishte pjesë e Egnatias nga Rogozhina në Kategorinë Superiore Shqiptare.
Ai dha kontribut të çmuar për rikthimin e këtij në elitë, me pas arriti marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, por më pas martesa u “prish”. Gashi do të jetë një përforcim shumë cilësor për Niklin pasi që është aktivizuar me shumë sukses në disa skuadra, ndër to edhe FC Prishtina.
Ndryshe, Feronikeli në këtë verë është përballur me shumë largime të futbollistëve, gjithsesi, në javët e fundit, skuadra ka arritur që të konsolidohet. Mësohet se transferet te Nikli me Gashin nuk do të marrin fund.