Ferrari ngec në mes të rrugë pas reshjeve të borës në Kosovë (VIDEO)

Ferrari ngec në mes të rrugë pas reshjeve të borës në Kosovë (VIDEO)

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Kosovë.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë thirrje tek qytetarët që të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, e gjithashtu të sigurohen se automjetet e tyre i plotësojnë kushtet për të lëvizur.

E si duket “vështirësitë” sot nuk kanë kursyer as automjetet e shtrenjta, të cilat njihen për fuqi e shpejtësi në mbarë botën.

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet një makinë e modelit “Ferrari” e cila ka ngecur në borë.

Në pamjet e publikuara shihen edhe disa qytetarë duke e shtyrë për t’i ndihmuar të lëvizë./Gazeta Enigma/

Related Articles