Festa e Bajramit e çon presidenten Osmani sërish në Krushë të Vogël

Festa e Bajramit e çon presidenten Osmani sërish në Krushë të Vogël

Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat e gratë si dhe për të ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë.

Ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkë me të ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Philadelphia-SHBA, të cilët sollën dhuratat e mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët më 8 Mars, për Ditën e Gruas, organizuan një ngjarje mbështetëse për këtë kauzë fisnike.

“Duke i falënderuar bashkatdhetarët tanë për kujdesin dhe zemërgjerësinë e vazhdueshme, isha e lumtur që, edhe pse pak më herët, arritëm t’ju gjendemi pranë nënave të Krushës për të ndarë solidaritet, dashuri dhe kujdes në prag të festës së Bajramit”, ka shkruar e para e shtetit

Related Articles