Antonio Cassano e ka pagëzuar djalin e tij sipas Lionel Messit, prandaj është shumë qe qartë se kush është idhulli i tij në futboll.
Ish-futbollisti italian e ka shprehur gjithmonë admirimin për superyllin argjentinas duke shkuar aq larg saqë e pagëzoi djalin e tij me emrin Lionel.
Ndërsa pas fitores së Argjentinës ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive, ai është hedhur në një pishinë, ku uji ishte shumë i ftohtë.
“Është dy gradë Celsius, uji është akull i ftohtë, përpara Leo! Kampion Bote, ti je më i miri në histori”, ka thënë Cassano.
Për më shumë, Messi u shpall edhe futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, duke fituar Topin e Artë të Botërorit.