Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë fotografi nga ceremonia e festimit të 28 Nëntorit.
Rama vlerësoi organizimin e veçantë të ngjarjes, që u zhvillua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe e vlersoi praninë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës ,” shkroi Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit midis dy vendeve shqiptare.
