Festa e Kurban Bajramit, Ismajli: Le të punojmë për një shoqëri më të drejtë e më humane

Festa e Kurban Bajramit, Ismajli: Le të punojmë për një shoqëri më të drejtë e më humane

Kandidati për kryetar Komune, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka vizituar KBI-në me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Ismajli ka uruar festën, ku tutje theksoi se duhet të punohet së bashku për një shoqëri më të drejtë e më humane.

“Të nderuar qytetarë,

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja. Kjo ditë le të na shërbejë si kujtesë për rëndësinë e solidaritetit, mëshirës dhe sakrificës për të mirën e përbashkët.

Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më të bashkuar ku asnjë dorë nuk mbetet pa u shtrënguar dhe asnjë zë pa u dëgjuar.

Lutemi që haxhilerët të kthehem shëndosh e mirë dhe se Zoti t’ua pranojë Haxhin. 

Gëzuar Kurban Bajramin!”

Related Articles