Shqiptarët në të gjithë botën festuan sot Ditën e Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Shumë kosovarë u nisën drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe qyteteve tjera atje, për të festuar këtë ditë të madhe për kombin shqiptar.
Festa nuk mungoi as në shtetet e tjera anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.
Në rrugët e Chicagos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë festuar me flamuj kuq e zi./Gazeta Enigma/