Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në festën e Pavarësisë së ShBA-së, të organizuar nga ambasada amerikane në Kosovë.
Në një video të publikuar, Osmani shihet bashkë me Zotëriun e Parë, Prindonin, duke vallëzuar bashkë me disa të tjerë në shi.
Në vallëzim u pa duke marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.