Praktika sesi të festosh arritjen sportive me një autobus të hapur është bërë gjithnjë e më e zakonshme.
Një ritual për të marrë përqafimin e tifozëve, në një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
Kjo ka ndodhur edhe në Spanjë, me rastin e promovimit të Gironas në La Liga.
Skuadra katalanase tre vjet pas rënies së fundit, ka rifituar promocionin së bashku me Almerian dhe Valladolidin. Megjithatë, festa rrezikoi seriozisht të kthehej në tragjedi.
Fotografja zyrtare e Girona, Nuri Marguí ka humbur ekuilibrin dhe ka qenë një hap larg rënies nga autobusi.
Vajza nuk ka vënë re praninë e një peme teksa punonte, me degët që e shtynin mbrapsht në pjesën e pasme të mjetit.