Festat e fundvitit, IKShPK ka një apel për qytetarët

Festat e fundvitit, IKShPK ka një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar që të mos përdoren mjetet piroteknike për festat e fundvitit, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka bërë të ditur se statistikat flasin për të paktën 100 të lënduar në festa, si pasojë e mjeteve piroteknike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Related Articles