Presidenti i sapozgjedhur i Turqisë tani po u drejtohet mbështetësve në Ankara.
Ashtu siç bëri më herët në Stamboll, ai e nis me një këngë.
Përsa i përket fjalës së tij, ai e filloi me: “Ne e duam shumë Turqinë”.
“Na e keni dhënë sërish këtë detyrë, bashkë do të ndërtojmë shekullin e Turqisë”, i ka thënë ai njerëzve të mbledhur. “Në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në historinë turke, kombi ynë zgjodhi shekullin e Turqisë. Ata zgjodhën tashmë partinë tonë si partinë e shumicës në parlament. Nuk jemi vetëm ne që fituam, fitoi Turqia”.
Erdogan kritikon gjithashtu Kilicdaroglun për gjoja premtimin për lirimin e ish-kreut të HDP-së Selahattin Demirtas nga burgu.
“Nën qeverisjen tonë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë”, thotë ai.
Ai gjithashtu e quajti “terrorist” Demirtasin, i cili ndodhet në burg që nga viti 2016.
HDP është një parti politike pro-kurde që deklaroi mbështetje për Kilicdaroglun në zgjedhje.
“Tani është koha për të punuar”, u ka thënë Erdogani mbështetësve të tij në Ankara.
“Prioriteti ynë do të jetë rindërtimi i qyteteve që u shembën nga tërmetet e 6 shkurtit dhe të ndihmojmë njerëzit të gjejnë jetë më të mirë”.
Ai gjithashtu është zotuar se do ta ulë inflacionin.