Festim Alidema fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Festim Alidema fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Malll , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 14-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Festim Alidema.

Festim Alidema u vlerësua më meritori për fitoren që skuadra llapjane e realizoi ndaj lideres së renditjes, Dritës, me rezultat 4:1.

Në fakt, Alidema pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke qenë kreator i lojës së K.F. Llapi dhe asistues në tre gola për bashkëlojtarët e tij.

/Gazeta Enigma/

Related Articles