Me atmosferë festive u prit ndërrimi i mot moteve në Mitrovicën e Jugut. Shumë mitrovicas e pritën Vitin e Ri në shesh ku festuan me këngë e valle. Ndërsa në veri atmosfera ishte krejtësisht ndryshe.
Lumi Ibër në Mitrovicë, natën e Vitit të Ri, përveç qytetit, ndante edhe atmosferën festive
Në pjesën veriore pos hedhjes së mjeteve piroteknike, pati gjuajte edhe mjete të tjera, asgjë tjetër nuk tregonte që ka festë.
Në Lagjen e Boshnjakëve, të vetmit që kishin dalë jashtë, në rrugë, ishin policët e Kosovës, që kryenin patrulla.
Një atmosferë krejt tjetër ishte në jugun e Mitrovicës. Atje shumë qytetarë kishin zgjedhur që ndërrimin e moteve ta festonin në sheshin e qytetit.
“Siç po e shihni edhe ju sonte po festohet ndërrimi i mot moteve, viti i ri. Ky organizim ka filluar me 27 dhjetor dhe si rrjedhë e aktiviteteve qendrore në qytetin e Mitrovicës”, ka thënë organizatori i koncertit, Veizel Abdurrahmani.
Bashkatdhetarë, që kishin zgjedhur të kalonin festën e Vitit të Ri në Kosovë, uruan që vitin tjetër të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.