Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen e Segunda Division në Spanjë mes skuadrave të Real Oviedos dhe Ibizas.
Një festë që më pas kaloi në hidhërim. Gjithçka për shkak të një komunikimi të rremë që ishte përhapur dhe kishte shkaktuar festën e lojtarëve dhe të gjithë stadiumin.
Lajmi që skuadra kishte marrë ishte se rivalët e tyre në luftën për vendin e “Play-Off”-it, Girona kishin pësuar gol dhe ishin në disavantazh.
Fitorja ishte detyrim për Real Oviedion, gjë që e arriti. Vala e entuziazmit të lëshuar brenda stadiumit ishte dehëse, tërhoqi të gjithë publikun në atë atmosferë të çmendur feste, pavarësisht se çfarë po ndodhte realisht.
Të gjithë ishin të bindur se në ndeshjen tjetër, Burgon kishte mposhtur Gironën, por nuk ishte kështu, ndeshja përfundoi në barazim pa gola, rezultat që e kishte bërë të kotë edhe fitoren e Oviedos.
Në fushë dhe në tribuna, megjithatë, ata besuan të kundërtën.