Gazetari Blendi Fevziu zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriu e ka quajtur moment historic për shqiptarët.
Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm edhe për maqedonasit, siç u shpreh ai, për ta kuptuar se është një shtet i të gjithëve.
“E konsiderojë një moment tejet të rëndësishëm historik për shqiptarët në radhë të parë, e quaj moment të rëndësishëm për maqedonasit për ta kuptuar se ky është një shtet i të gjithëve”.
“Nga ana tjetër, nuk mund të kërkosh nga një kryeministër i një qeverie me mandate të përcaktuar dhe teknik që të administrojë vendin si një qeveri në tre vitet kur merr një mandate, kështuqë këtu duhet të jetë një lloj mirëkuptimi”, është shprehur ai.