Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj delegatit të ndeshjes Istogu – Vushtrria, Sebahedin Vitaku, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit zyrtar nga FKH-ja, Vitaku është sulmuar gjatë ndeshjes Istogu-Vushtrria.
“Delegati Vitaku është sulmuar gjatë ndeshjes së kadeteve të këtyre dy skuadrave. Sulmin e ka kryer një anëtar i kryesisë së klubit mysafir”, thuhet në njoftimine tyre.
Tutje ata kanë bërë të ditur se “FHK-ja dënon rëndë sulmin fizik ndaj delegatit. Lidhur me këtë incident do të vendoset gjatë javës së ardhshme nga organet kompetente të garave të FHK-së”.
“Për shkak të sulmit, nuk është luajtur ndeshja e senioreve të Istogut dhe Vushtrrisë. Ndeshja e ekipeve seniore pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e FHK-së.