FIBA Europe Cup, Peja humb në ndeshjen e parë kualifikuese

FIBA Europe Cup, Peja humb në ndeshjen e parë kualifikuese

Peja ka humbur në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup.

Kjo skuadër me Rami Hadar në krye, u mposht nga Maroussi në Greqi.

Në duelin e parë, të luajtur të martën, ekipi pejan u mposht me rezultatin 98:75.

Peja do ta luaj edhe ndeshjen e dytë të enjten ndaj Maruossit.

Maruoussi gjatë tërë ndeshjes është treguar ekip më i mirë dhe gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi ndaj Pejës.

Edhe pse katër lojtarë të Pejës e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ata nuk arritën ta ndihmojnë ekipin kosovar për të evituar humbjen me 23 pikë dallim.

Darnell Coëart, përforcimi më i ri i Pejës që debutoi ndaj Maroussit ishte më efikasi me 21 pikë të shënuara kurse Jawaun Daniels realizoi 17 sosh.

Edhe përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave që luhet të enjten mbrëma, do të zhvillohet në Greqi. /Gazeta Enigma

Related Articles