Fidan Arifi, motoristi që u aksidentua ditë më parë ka ndërruar jetë

Fidan Arifi, motoristi që u aksidentua ditë më parë ka ndërruar jetë

Ka ndërruar jetë Fidan Arifi. Motoristi gjilanas nuk ka arritur të mbijetoj pas lëndimeve të rënda trupore të cilat i kishte pësuar gjatë aksidentit të pësuar më 7 Prill të këtij viti, raporton Gazeta Enigma.

23 vjeçari ishte anëtar i “Motocross Gjilani”, teksa gjatë vozitjes së motorit ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke përfshirë shtyllën kurrizore, duke i pamundësuar lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.

Për shërimin e Arifit ishin grumbulluar mijra euro, por që fatkeqësisht ai nuk arriti të mbietonte më.

Gazeta Enigma merr vesh që trupi i Arifit gjendet në spitalin e Tiranës, ndërkohë që pritet që gjatë ditës të arrij në Gjilan.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtune (18 Maj) në fshatin Pogragj të Komunës së Gjilanit. /Gazeta Enigma/

Related Articles