FIFA i jep Trumpit “Çmimin e Paqes”: Padyshim e meritoni

FIFA i jep Trumpit “Çmimin e Paqes”: Padyshim e meritoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më në fund mori një çmim për paqen, në shtëpinë e tij.

Trump ishte fituesi i “Çmimit të Paqes FIFA” për herë të parë, të cilin organizata e futbollit e dha gjatë shortit të Kupës së Botës në Uashington.

FIFA njoftoi çmimin disa javë pasi Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel e hodhi poshtë Trumpin për çmimin prestigjioz të paqes në tetor.

Trump kishte luftuar fort për ta fituar çmimin, të cilin ai tha përsëri këtë javë se e meritonte për dhënien fund të një sërë konfliktesh.

Ai e pranoi çmimin nga vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin ndau skenën.

“Kjo është medalja jote”, i tha Infantino presidentit amerikan.

“Ju padyshim e meritoni çmimin e parë të paqes nga FIFA. Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne për ta bërë botën të lulëzojë”, shtoi ai.

“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, tha Trump.

Related Articles