FIFA për Trumpin: Lidershipi i tij garantoi paqen edhe mes Kosovës e Serbisë

FIFA për Trumpin: Lidershipi i tij garantoi paqen edhe mes Kosovës e Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është nderuar me Çmimin e Paqes nga FIFA gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për Botërorin 2026 i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Meksikë dhe Kanada.

Derisa atij iu nda çmimi, në sfond u lëshua një fjalim, ku arsyetohej nderimi që atij po i bëhet.

Mes arsyeve u përmend edhe raporti mes Kosovës dhe Serbisë, për çka u tha se lidershipi i Trumpit ka bërë që të ketë paqe atje.

“Ai ka mbështetur përpjekjet për të ndërmjetësuar armëpushimet dhe për të promovuar angazhimin diplomatik – veprime që ndihmuan në krijimin e kushteve në të cilat paqja mund të zërë rrënjë. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, u nënshkruan marrëveshjet historike të Abrahamit, duke sjellë përparimin e parë të vërtetë në Lindjen e Mesme në dekada. Udhëheqja e tij ka siguruar që të ekzistojë paqja midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, Kamboxhias dhe Tajlandës, Kosovës dhe Serbisë, Indisë dhe Pakistanit, Egjiptit dhe Etiopisë, dhe Armenisë dhe Azerbajxhanit”, u tha gjatë kësaj ceremonie.

Trump ka qenë i nominuar edhe për Çmimin Nobel për Paqe, por që nuk arriti ta merrte të njëjtin. 

Related Articles