FIFA publikon emrat e finalistëve për golin e vitit 2021 – ‘Puskas Award’

FIFA publikon emrat e finalistëve për golin e vitit 2021 – ‘Puskas Award’

FIFA  ka publikuar emrat ne finalistëve për çmimin “Puskas”.

Ky çmim i jepet lojtarit që vlerësohet se ka shënuar golin më të këndshëm estetikisht, pavarësisht nga liga në të cilën është realizuar dhe gjinia ose kombësia e lojtarit.

Kush do ta pasojë fituesin e vitit të shkuar, jugkoreanin Son Heung-min, për këtë trofe.

Procesi i votimit për 11 golat që ishin në garë përfundoi më 17 dhjetor të vitit 2021 dhe tre të nominuarit përfundimtarë për çmimin “Puskas” janë: Erik Lamela, Patrik Schick e Mehdi Taremi.

Të gjithë fituesit e çmimeve që do të ndahen për vitin e shkuar nga FIFA, përfshirë edhe çmimin nga tifozët dhe për ferplej, do të mësohen më datën 17 janar.

Related Articles