Më shumë se njëmijë e 400 personalitete dhe zyrtarë qeveritarë janë duke marrë pjesë në funeralin e Madeleine Albright të mërkurën, duke bërë nderime për gruan e parë që shërbeu si sekretare e shtetit, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 84-vjeçare.
Presidenti Biden, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, do të mbajnë fjalime duke nderuar Albright në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Bill Clinton zgjodhi Albright si sekretaren e tij të shtetit në vitin 1997 dhe ajo shërbeu deri në fund të mandatit të tij në vitin 2001.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe Sekretari aktual i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, drejtori i CIA-s William Burns dhe kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët Mark Milley, ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama, si dhe disa liderë të huaj, ndër ta edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti.