Dy gola nga dy penallti të fituara, të shënuara nga ish-sulmuesi i Portos e Besiktasit, që tash luan te Al-Nassri, Vincent Aboubakar, i kanë dhënë Kamerunit fitore me përmbysje ndaj Burkina Faso në hapje të Kupës së Afrikës 2022, që nisi sot.
Burkina Faso kishte kaluar në epërsi përmes Gustavo Sangare në minutën e 24 të ndeshjes, por penalltitë e konkretizuara (40, 45) nga Aboubakar mbyllën pjesën e parë me 2:1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Dueli tjetër i Grupit A, Etiopia – Kepi i Gjelbër, është zhvilluar poashtu sot, dhe ka përfunduar me fitoren minimale 0:1 të skuadrës përfaqësuese nga Kepi i Gjelbër, me golin e vetëm të shënuar në minutën 45′ nga Julias Tavarez.
Tabelën e grupit A e kryesojnë KAmeruni dhe Kepi i Gjelbër me nga 3 pikë, ndërsa Burkina Faso dhe Etiopia janë pa pikë pas xhiros së parë.