Fillon ndërtimi i çerdhës së dytë në lagjën Dardania në Prishtinë

Fillon ndërtimi i çerdhës së dytë në lagjën Dardania në Prishtinë

Me mbështetje të Bashkimit Evropian, lagja “Dardania” në Prishtinë do të bëhet me çerdhe publike me kapacitet për 120 fëmijë.

Kryetari i komunës së Prishtinës “Shpend Ahmeti” ndërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar që gjatë ditës së sotshme kanë filluar punimet e çerdhës së dytë në këtë zonë të Prishtinës.

“Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të çerdhës me bazë në komunitet në lagjen “Dardania” e që është çerdhja e dytë e financuar nga European Union Kosovo/ Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve të kësaj lagjeje. Punimet dhe mbikqyrja do të realizohet nga ekipet e Zyrës së Bashkimit evropian dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojnë në mes të vitit të ardhshëm”.

Related Articles