Fillon protesta në Shtërpcë (Foto)

Fillon protesta në Shtërpcë (Foto)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Shtërpcë, për të protesutar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.

Prezent janë edhe  zyrtarë policor të Policisë së Kosovës që janë duke e mbajtur rendin, ndërsa po ashtu janë parë duke e monitoruar situatën edhe trupat e KFOR-it.

Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Nenkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kishte thënë se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Miloshin, gjithçka që po na ndodh së fundmi, nuk ka mbaruar. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne” – ka thënë ai.

Tutje Jevtiq kishte shkruar se së bashku do të dërgojnë një mesazh se ‘janë të lodhur nga terrori dhe urrejtja, se duan vetëm paqe dhe të jenë vetvetja’. /Kallxo.com/

Related Articles