Këtë të mërkurë ka filluar punën Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” i emëruar nga Qeveria e Kosovës.
Në zyrat e drejtorisë së KRU “Prishtina” është mbajtur takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zytravë të lartë të kompanisë, ku Sokol Xhafa u zgjodh si ushtrues detyre i kryeshefit ekzeutiv.
“Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, u njoftuan më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parmetrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, furnizimi me ujë në vapën më të madhe, arkëtimi dhe faturimi, etj”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie./Gazeta Enigma/