Fillon spastrimi te Bashkimi i Kumanovës, klubi ndahet me 9 lojtarë

Fillon spastrimi te Bashkimi i Kumanovës, klubi ndahet me 9 lojtarë

Klubi i Futbollit Bashkimi nga Kumanova po përgatit një skuadër të re me një objektiv të vetëm, mbijetesën në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Klubi nga Kumanova u është falënderuar nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit gjatë gjysmësezonës vjeshtore. Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në repartin ofensiv, pasi Bashkimi është ndarë nga plot pesë sulmues: Marko Simonovski, Oguzan Ajdogan, Flamur Xhelili, Abdulhadi Jahja dhe Nedim Haxhiq.

Nga mesfusha janë larguar Isa Adenkule dhe Habubulla Askar, ndërsa nga reparti defensiv skuadrën e kanë lënë Faruk Bihorac dhe Samet Rexhepi.

Në klub tashmë po planifikohen hapat e radhës sa i përket afrimit të emrave të rinj, me synimin për ta përforcuar ekipin për pjesën pranverore të kampionatit. Gjysmësezonën vjeshtore Bashkimi e mbylli në pozitën e gjashtë me 22 pikë, katër më shumë se Tikveshi i vendit të tetë. 

Related Articles