Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediet kanë marrë vetëm pamje nga oborri i ndërtesës së Qeverisë, ndërkohë është paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë për medie.
Lajçak po qëndron në Kosovë, derisa gjatë ditës pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh përfaqësuesin e Kosovës në dialog, Besnik Bislimin.
Ndryshe, për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, është përmendet edhe në raportin e djeshëm të Komisionit Evropian. Në rekomandimet e KE-së thuhet se nga të dyja vendet, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë përpara dy vendet drejt arritjes së një marrëveshjeje. Me datën 4 shtator, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar kryeministrit Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog