Europa League vjen sonte me finalen e madhe.
Ndeshja finale e sezonit 2021-2022 në UEFA Ligën e Evropës, do të zhvillohet mes ekipeve Eintracht Frankfurt dhe Rangers., përcjell GazetaBlic Sport.
Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.
“Ramon Sanchez-Pizjuan” është arena ku do të zhvillohet sonte ky takim, me gjyqtarin e ndeshjes që do të jetë slloveni Slavko Vincic, ndërsa do të fillojë në orën 21:00.
Eintracht është një herë fituese e Europa League (atëherë UEFA Cup), në sezonin 1979-1980, pasi mundi në finale një tjetër skuadër gjermane, Borussia Monchengladbach.
Në anën tjetër, kjo do të jetë finalja e pestë evropiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndesishëm në kontinentin e vjetër.
Vetëm një finale e fituar në histori, ajo e sezonit 1971-1972 në Kupën e Kupave, ndërsa rikthehet në finalen e këtij kompeticioni pas 14 vitesh. Në finalen e edicionit 2007-2008, Rangers u mund nga rusët e Zenit-it me rezultatin 0-2, ndërsa prezantohet si skuadra nënkampione e Skocisë.