Përballja hapëse e çerekfinaleve në FIBA EuroBasket 2022 vë përballë Finlandën ndaj Spanjës.
Fituesi i trefishtë, Spanja ka kaluar në këtë fazë, në 21 kampionate radhazi të Eurobasketit, derisa Finlanda ka arritur për herë të parë që nga edicioni i vitit 1967.
Megjithatë, kjo është një Spanjë ndryshe, por ata gjetën një mënyrë për të mposhtur në raundin e 16-të Lituaninë me rezultat 102-94.
Finlanda mposhti Kroacinë falë 43 pikëve mahnitëse nga Lauri Markkanen.
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni gjithashtu ka qenë i mahnitshëm për Finlandën.
Përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:15.