Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, është takuar me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori.
Në këtë takim, Sumuvuori tha se kishte diskutime të shkëlqyeshme me Ahmetin në çështje të ndryshme, teksa bëri të ditur se u fol edhe për vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës.
“Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Sumuvuori.
Kujtojmë se Kosova javën e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa vendimi për anëtarësim i takon Këshillit të Ministrave