Fiorentina ia cakton çmimin Vllahoviqit

Fiorentina ia cakton çmimin Vllahoviqit

Kushdo që dëshiron transferimin e sulmuesit serb të Fiorentinës, Dushan Vllahoviq, duhet të paguajë të paktën 100 milionë euro.

Ky është çmimi që i ka vënë klubi italian sulmuesit në top-formë, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Për të interesim kanë shprehur Arsenali, Tottenhami, Juventusi e Manchester City.

Nga 18 paraqitje sivjet për Fiorentinën, Vllahoviqi ka realizuar 17 gola në Serie A dhe Kupën e Italisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles