Juventusi e ka marrë me seriozitet çështjen e transferimit të një sulmuesit në këtë afat kalimtar. Dhe, gjiganti italian duket se do të “peshkojë” në Angli.
Mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Bianconeri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, me brazilianin që tashmë është shumë pranë transferimit tek “Zonja e Vjetër”.
Mediumi tjetër “Corsport”, raporton se Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për Firminon, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2023 dhe dëshiron të luajë rregullisht në Botërorin e ardhshëm.
Duket se marrëveshja do të finalizohet dhe se braziliani do të jetë pjesë e skuadrës bardh e zi në edicionin tjetër.