Ramiz Brahimaj, një luftëtar shqiptar, arriti një fitore mbresëlënëse në një ndeshje të UFC-së, duke nokautuar bokserin Mickey Gall në rundin e parë.
Kjo ishte një mundësi për Brahimajn të tregonte aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring.
Ramiz Brahimaj është rikthyer te fitorja në UFC, pasi në Madison Square Garden mposhti kundërshtarin Mickey Gall në raundin e parë në New York.
Pas fitores, ai bëri një gjest simbolik shumë të fuqishëm, duke i vendosur plisin njërit nga figurat më të respektuara të UFC-së Joe Rogan, një nderim që lidhet me traditat shqiptare dhe një shenjë respekti për Rogan-in si një figurë të rëndësishme në botën e MMA.
Brahimaj tha disa fjalë shqip: “Ky është plisi i babgjyshit tem dhe kjo fitore është për krejt shqiptarët”.
Ky moment nuk ishte vetëm një fitore personale, por edhe një simbol i lidhjeve kulturore dhe sportive mes Shqipërisë, Kosovës dhe botës së UFC-së.
Me këtë fitore Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.
Ramiz Brahimaj put his hat on Joe Rogan 😂😂 #UFC309
pic.twitter.com/dHrUayWQOI— Omegal°l (@omegalol1602) November 17, 2024