Fituesi kanadez, zbulon se i ka dërguar mesazh Luizit, por produksioni e ka “fshehur”

Fituesi kanadez, zbulon se i ka dërguar mesazh Luizit, por produksioni e ka “fshehur”

Fituesi i “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs, është tejet aktiv në rrjete sociale, pasi fitoi një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram’, pasi Luizi zbuloi se po i ndjekë strategjitë e tij.

Ai ka shprehur shpesh falenderime, teksa e quajtur këngëtarin shqiptar edhe gjeni.

Ani pse nuk di shqip, ai shpesh ka komentuar situata të ndryshme nga “Big Brother VIP Albania”.

Së fundi, teksa ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ai u është përgjigjur disa pyetjeve rreth Luizit.

“A pati ndikim Luizi ne 40 mijë ndjekësit që keni fituar“, e pyeti një ndjekës Kevinin.

“Shumë janë nga Luizi, por pjesa më interesante është se (ndjekësit) nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Gjermania, Italia, Kosova, USA, Kanada dhe më shumë“.

“I ke dërguar ndonjë sms Luizit në (aplikacionin) “Big Love”?“, e pyeti një tjetër ndjekës.

“Po por ata (Top Channel) nuk e treguan kurrë, me aq sa di unë“, u përgjigj Kevin Jacobs duke treguar se i ka dërguar një mesazh Luizit./Lajmi.net/

Related Articles