Vdekja tragjike e 19-vjeçares Betina Ymeri, nga fshati Vinarc i Epërm në Mitrovicë, kishte tronditur vendin.
Ajo dyshohet se kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Ky i fundit ishte arrestuar për shtytje në vetëvrasje.
I dyshuari nuk ka marrë denim nga gjykata, dhe për këtë nëna e viktimës ka folur para mediave.
Ajo u shpreh e zhgënjyer pasi që provat e administruara nuk i mori si të mirëqena gjykata kompetente.
“Nuk e di ku ka me shku provë më e madhe kur qika jem ia ka dërgu me video drejtëpërdrejt duke u vetëvarë”, tha nëna e viktimës.