Fjalët e para të Contes si trajner i Tottenhamit

Fjalët e para të Contes si trajner i Tottenhamit

Antonio Conte u emërua trajner i Tottenhami të martën për ta zëvendësuar të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi. Conte, i cili u takua me skuadrën e tij të re për herë të parë sot në mëngjes, rikthehet në Premierligë tri vjet pasi e kishte arritur lavdinë me Chelsean, duke i fituar Premierligën dhe FA Cup.

Duke folur pasi u emëruar trajneri i Tottenhamit, Conte tha: “Jam tejet i lumtur që po rikthehem në punën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë në Britani të Madhe dhe në një klub të Premierligës i cili ka ambicie për t’u bërë protagonist përsëri.”

Antonie Conte, trajner i ri i Tottenham Hotspur

Conte e hodhi poshtë mundësinë e parë për ta marrë drejtimin e klubit nga Londra Veriore në verë, pasi u largua nga Interi.

Por ai thotë se e kishte bërë një gjë të tillë për shkak të lidhjes që kishte me zikaltrit, të cilët i udhëhoqi drejt fitimit të Serie A sezonin e kaluar, titullit të parë në ligë në një dekadë.

“Verën e kaluar bashkimi jonë nuk ndodhi për shkak se fundi i lidhjes sime me Interin ishte ende i freskët dhe duke qenë tepër i përfshirë emocionalisht me fundin e sezonit ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu kthyer punës së trajnerit”, theksoi Conte.

Është bërë e ditur se Conte do të ketë në dispozicion për transfere rreth 175 vderi 180 milionë euro.

Mediumi britanik “The Sun” raporton se Spurs i kanë vënë në dispozicion këtë shumë, prandaj londinezët pritet të jenë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit synon që me përforcimet e reja, të jetë i suksesshëm me rezultate konkrete në Londër, Angli e Europë. /Gazeta Enigma/

Related Articles