Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

Philippe Coutinho ka shprehur kënaqësinë e tij pas nënshkrimit me Aston Villën, si huazimi deri në fund të sezonit.

Braziliani mund të mbetet edhe më gjatë në “Villa Park”, pasi përfshihet opsioni për ta blerë në fund të sezonit.

29-vjeçari dëshiron të fillojë dhe të shijojë futbollin e tij pasi u ribashkua me trajnerin Steven Gerrard, me të cilin ai luajti së bashku te Liverpool.

“Është kënaqësi të jem këtu, është një klub i madh. Kam folur shumë me trajnerin, me Stevien, dhe ai më tregoi për klubin dhe ambiciet e tij. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po kërkoj të shijoj futbollin”.

“Unë e njoh Stevie për një kohë të gjatë. Kam luajtur me të dhe kam mësuar shumë prej tij. Ai është dikush për të cilin kam shumë admirim. Shpresoj të bëj më të mirën këtu. Sigurisht, do të punoj shumë dhe shpresoj se së bashku mund të bëjmë një punë të mirë”, deklaroi ai.

Tifozët e Aaron Villas kanë pritur me padurim pamjen kur Coutinhos do të vishet me ngjyrë kuqeblu që kur klubi njoftoi marrëveshjen javën e kaluar.

“Mezi pres të takoj tifozët, të jem në fushë. E di dhe ndjej se ata janë të lumtur që jam këtu”.

“Dua ta shpërblej këtë në fushë dhe të shijoj futbollin tim. Mezi pres të jem në fushë. Unë gjithmonë dua të jem në maksimumin tim, duke bërë punën time. Për këtë punoj shumë çdo ditë”.

“Shpresoj se do të jetë një pjesë e mirë e sezonit këtu”, ka thënë Coutinho.

Ai më parë ka luajtur me klube si Inter, Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona.

Related Articles