Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, pasi profesori Lulëzim Paci tregoi për talljet që ndodhën ndaj tij.
Deputetja Ujkani shkrimin e saj e ka nisur me këto fjalë, një “sqarim për publikun”, duke kërkuar falje, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka shtuar se “dua të sqaroj që në karakterin tim, bullizmi nuk ka vend në asnjë formë dhe për asnjë çmim”.
Ujkani rreth kësaj çështje ka shtuar se reagimi I saj është përdorur për sulme politike ndaj saj.
“E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkqija ndaj meje”.
Për këtë reagim ajo ka kërkuar edhe falje publike.
“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike”, ka shkruar ajo.
Sipas saj kjo ka qenë arsyeja pse ka reaguar në atë mënyrë.
“Reagimi im ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër”, ka theksuar Ujkani.
“Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste”.
“Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje”, ka përfunduar Ujkani./Gazeta Enigma/