Një flamur i madh i Bashkimit Evropian i vendosur në Harkun e Triumfit në Paris të premten, për të shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore franceze të bllokut u hoq të dielën, kjo pasi shkaktoi zemërim nga politikanët e krahut të djathtë atje.
Ministri i ri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, të premten kishte thënë se flamuri do të qëndronte për “disa ditë”, tani ka thënë se ai ishte hequr siç ishte planifikuar, shkruan Reuters.
“Ishte planifikuar që flamuri të hiqej këtë të dielë, ne nuk kishim vendosur një kohë të saktë”, tha Beaune për radion France Inter.
Ai hodhi poshtë idenë se qeveria ishte dorëzuar pasi udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, tha të shtunën se do t’i bënte thirrje Këshillit të Shtetit të Francës për të hequr flamurin e BE-së.
“Qeveria është detyruar të heqë flamurin e BE-së nga Harku i Triomfit, një fitore e bukur patriotike në fillim të vitit 2022”, tha Le Pen të dielën.
“Ne nuk u tërhoqëm, nuk kishte ndryshim plani…Unë supozoj plotësisht se fati i Francës është në Evropë,” tha Beaune./Gazeta Enigma/